Kalemaj: SHBA dhe BE janë në konkurrencë, jo të unifikuar

Kalemaj: SHBA dhe BE janë në konkurrencë, jo të unifikuar

Politologu Ilir Kalemaj deklaratën e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance i cili pranon se dominimi amerikan ka mbaruar, e sheh të lidhur me zhvillimet që po ndodhin në botë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë në konkurrencë dhe jo në unitet.

Sot po thuhet gjithmonë e më tepër atë që kanë thënë fuqi si Rusia dhe Kina, se nuk kemi një rend unipolar, as rend bipolar, madje disa thonë është rend multipolar.

Teoria më bindëse është një botë edhe multipolare, edhe fleksibël. Janë forca të ndryshme që ndikojnë, ushtarakisht Rusia është e rëndësishme, Kina, SHBA.

Ushtarakisht Rusia për shkak të potencialit bërthamor që ka është një nga dy forcat më të rëndësishme politike edhe pas luftës së ftohtë.

Nëse shohim inteligjencën artificiale, robotikën, satelitët, dronët, në këto aspekte është Amerikë-Kinë.

Ka qenë gjithmonë marrëveshja translantike e shkruar si në gur, që njihet si boshti i demokracisë liberale.

Se ka qenë një marrëveshje politike. Sot ky rend liberal duket i sfiduar.

E para shihet kjo çarja transatlantike, kemi SHBA dhe BE që nuk duken të unifikuar, por janë në konkurrencë.

Administrata Trump shihet se e kuptojnë se bota nuk mund të sundohet përmes idealit. Dhe fuqia përcaktohet në raport me forcat e kundërshtarit.

Donald Trump është një president realist klasik. Bashkimi Europian është interesant si po pozicionohet, se në dokumente dhe traktate e kishte quajtur konkurrent strategjik.

Por ditët e fundit kanë ndodhur takime të nivelit të lartë të vendeve të BE me Kinën, në kuadër të bashkimit të forcave dhe tarifave amerikane.

Nga ana ekonomike, Amerika është shumë më para se vendet e tjera, por nuk ka ndikimin që kishte në vitin 1990.

Kemi një rritje të fortë të Kinës dhe të fuqie rajonale të cilat e kanë zbehur ndikimin amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy