Itali/ Dy shqiptare në pranga, iu gjet në shtëpi heroinë, kokainë dhe armë

Itali/ Dy shqiptare në pranga, iu gjet në shtëpi heroinë, kokainë dhe armë

Dy shqiptare u arrestuan në Itali pasi në shtëpinë e tyre u gjet një sasi heroine. Mediat italiane shkruajnë se dy të arrestuarat janë të moshës 71 dhe 21 vjeçe, por nuk bëjnë të ditur identitetet e tyre. Ato u arrestuan pas një operacioni të policisë në Santeramo in Colle dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre si dhe armëmbajtje pa leje.

Karabinierët kanë shkuar për një kontroll në banesën e tyre në një zonë rurale dhe në dhomën e gjumit kanë gjetur 4.3 kg heroinë. Ndërsa në oxhakun e shtëpisë janë gjetur edhe 500 gramë kokainë, pushkë dhe një automatik, i cili rezultonte i vjedhur.

Ndërsa në kuzhinë, policia gjeti 8 gr marijunë, tre peshore, dy mjete prerëse dhe material që shërben për paketimin e drogës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy