Deputeti socialist shigjeton Tom Doshin: Po e përdor për biznes kullën e Prek Calit

Deputeti socialist shigjeton Tom Doshin: Po e përdor për biznes kullën e Prek Calit

Debati i hapur pak ditë më parë për prishjen e kullës së Prek Calit, antikomunistit të vrarë në Shkodër, duke se nuk është mbyllur akoma.

Ka qenë deputeti i PS-së së Shkodrës Paulin Stërkaj, i cili në mbledhjen e grupit, ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se ata po mundohen ta mbrojnë ata nga disa persona të cilët po tentojnë ta kthejnë në biznes.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, Stërkaj la të kuptohej se fjala ishte për deputetin tjetër të Shkodrës, Tom Doshin.

“Ca individë të veshur me pushtet dhe ish-pushtetarë vendorë kanë vendosur të rikonstruktojnë kullën, pra e kanë prishur ata. Ndërhyrja është bërë duke prishur muret e nisura nga ata, kur u njoftuam nga nipi i Prek Calit. Ka dalë një deputet dhe ka thënë do ta bëj shtëpinë 3 katëshe, është 15 breza larg me Prek Calin, e ka të afërt siç e kam edhe unë. Ka shkuar rruga në Vermosh e c’të bëjnë tani thonë e kam gjysh me i marr tokën me e përdor për qëllime të veta, për biznes. Ne thjesht e kemi marrë në mbrojtje, kemi qëllim trojet e Prek Calit nga pushteti vendor”, – tha Sterkaj.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy