Presidenti amerikan Joe Biden tha se dyshon që pushteti do të transferohet paqësisht në janar 2025, pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, qofshin ato të fituara nga një demokrat apo republikan.
Biden e bëri deklaratën për CBS News të mërkurën në intervistën e tij të parë që nga heqja dorë nga gara në korrik, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse ai mendonte se do të kishte një transferim paqësor të pushtetit.
“Nëse Trump fiton, jo nuk kam fare besim. Nëse Trump humbet, nuk kam fare besim”, u përgjigj Biden.
Presidenti amerikan u ankua se publiku nuk po i merrte seriozisht komentet e kaluara të Trumpit për një "gjakderdhje" .



