Meksika voton pas fushatës së përgjakshme me 130 të vrarë, sondazhet favorizojnë kandidatin populist

Meksika voton pas fushatës së përgjakshme me 130 të vrarë, sondazhet favorizojnë kandidatin populist

Meksika mban sot zgjedhjet e reja, pas një fushate që është cilësuar si një nga më të dhunshmet në vend prej disa dekadash. Më shumë se 130 kandidatë dhe staf politika janë vrarë që prej shtatorit. Kandidati kryesor është Andres Manuel Lopez Obrador, 64 vjeç, ish-kryebashkiaku i majtë i Meksikos, i cili premton se do të luftojë korrupsionin.

Ai mund të largojë nga pushteti dy partitë që e qeverisin Meksikën prej thuajse një shekulli. Kjo do të thotë dorëzim i pushtetit një figure të paprovuar në qeverisjen qendrore, që pritet të injektojë një dozë nacionalizmi në politikë dhe të thellojë ndarjet me administratën Trump dhe Shtetet e Bashkuara.

Miliona meksikanë janë shprehur të zemëruar me presidentin aktual, Enrique Peña Nieto, dhe administratën e tij, në mënyrë të veçantë lidhur me ekonominë e dobët, korrupsionin, kriminalitetin dhe pandëshkueshmërinë.

Pretendenti kryesor, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kandiduar edhe dy herë të tjera në zgjedhjet presidenciale.  

Kundërshtarët e tij, përfshirë edhe kandidati i qendrës së djathtë, Ricardo Anaya, e kanë portretizuar si populist dhe një rebel pa parti që nuk mund t’i besohet ekonomia e vendit.

Por sondazhet tregojnë se shumica e votuesve nuk e kanë marrë në konsideratë këtë mesazh dhe janë gati t’i besojnë atij drejtimin e vendit. / BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy