670 mijë litra naftë e dyshuar si e kontrabanduar nga Tunizia është sekuestruar në portin e Durrësit.

Siç njofton policia, gjatë operacionit të koduar “Ari i Zi”, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5 të tjerë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Policia arrestoi Mohammd Kahilah, kapiten i anijes, Eneo Cano marinar dhe indiani Sushil Vema, oficer i parë.
Gjatë kontrolli nafta e ardhur nga Tunizia ishte e fshehur në balestrat që shërbejnë për balancimin e anijes.
Gjithashtu, u sekuestrua anija që transportonte naftën, së bashku me 14 dokumente identifikimi 10 celularë dhe dokumente të tjera.



