Irani shënon 127 viktima të reja nga virusi, mes tyre një fëmijë 6 vjeç

Irani shënon 127 viktima të reja nga virusi, mes tyre një fëmijë 6 vjeç

Një fëmijë 6-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi të martën në provincën e Khorasanit Verior të Iranit. Lajmin e bëri të ditur Universiteti i Shkencave Mjekësore në këtë vend.

Përmes një deklarate, ky universitet njoftoi se janë shënuar 189 raste të infektimeve në provincë, ndërsa 19 pacientë kanë vdekur.

Për më tepër, 99 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, mosha mesatare e personave të vdekur nga sëmundja është mosha 67-vjeçare.

Më herët, një fëmijë 3-vjeçar kishte vdekur në Iran nga koronavirusi, por ai vuante edhe nga leukemia, shkruan “Anadolu”.

Ndryshe, 127 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 1411 infektime të reja.

Së bashku me Kinën, Italinë dhe Spanjën, Irani është një prej shteteve më të prekura në botë nga virusi Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy