Masat e sigurisë/ Beçi: Nga “Kodi i prokurorëve”, po kalojmë te “Kodi i avokatëve”

Masat e sigurisë/ Beçi: Nga “Kodi i prokurorëve”, po kalojmë te “Kodi i avokatëve”

Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në MCN tha se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale rrezikojnë të kalojnë nga një ekstrem në tjetrin, pa gjetur ekuilibrin mes kompetencave të prokurorit dhe të drejtave të individit. 

Sipas tij, pas ndryshimeve të vitit 2017 që i dhanë më shumë kompetenca prokurorit, drafti i ri anon më shumë nga mbrojtja e individit. 

Beçi thekson se Kodi duhet të përshtatet edhe me vendimet e gjykatave për mbrojtjen e privatësisë, por mbi të gjitha duhet të jetë i saktë, i thjeshtë dhe udhëzues.

“Duket sikur në pamje të parë ndryshimi i kodit të procedurës penale do të zgjidh çështjen e tejmbushjes së burgjeve, por jo. Kodi i procedurës penale duket sikur ndryshimet e 2017 e tejmbushjen dhe tani duket sikur duhet ta ndryshojmë që ta zbrazim. Në 2017 ndryshimet e kodit të procedurës penale i dhanë një akses të jashtëzakonshëm prokurorit duke i “rënë në qafë” lirive dhe të drejtave të individid. Ndërsa sot duket sikur “po i bihet në qafë” prokurorit për të marrë atë epërsi që kanë të drejtat e njeriut. Asnjëherë nuk po gjejmë një ekuilibër. Duket sikur po kalojmë nga kodi i prokurorëve te kodi i avokatëve.

Këto ndryshime kanë 3 elementë thelbësorë. Elementi i masave të sigurimit, është normale që do të pasqyronin edhe vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë. Kështu që ndryshimi i elementëve të caktimit në kodin e procedurës penale është i rëndësishëm sepse jep një rëndësi të madhe individit përballë shtetit. 

Pjesa tjetër ka lidhje me atë që quhet seanca paraprake, me mënyrën si do të trajtohet seanca paraprake ku kodi i procedurës ka një ndërhyrje thelbësorë. 

Pjesa e tretë është pjesa që ka lidhje më mënyrën sesi do të trajtohen sekuestrimet e provave elektronike digjitale. 

Kodi kishte nevojë për 3 elementë, të ndryshohej prova sesi sekuestrohet edhe këqyret sepse edhe koha ecën. Elementi dytë të pasqyroheshin ndryshime e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet vendimeve të saj të cilat përcaktuan që telefoni nuk është send, por një mjet komunikimi dhe në të është e gjithë privatësia e personit dhe prokurori nuk mund të jetë abuzivë dhe pjesa e fundit që kishte të bënte me masat e sigurimit. 

Duheshin disa veprime që duhet të ndryshonin kodin e procedurës penale në këto elementë. Kodi i procedurës penale duhet të jetë i saktë, i thjeshtë dhe udhëzues.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy