Biden: Një marrëveshje armëpushimi në Gaza do ta dekurajonte Iranin që të hakmerret kundër Izraelit

Biden: Një marrëveshje armëpushimi në Gaza do ta dekurajonte Iranin që të hakmerret kundër Izraelit

Një marrëveshje armëpushimi në Gaza do ta dekurajonte Iranin që të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pohuar presidenti amerikan Joe Biden.

Haniyeh, i cili shërbeu si negociatori kryesor i grupit të armatosur palestinez në bisedimet indirekte me Izraelin, u vra në Teheran më 31 qershor, disa orë pasi mori pjesë në përurimin e presidentit iranian Masoud Pezeshkian.

Pas incidentit, Irani premtoi se do t'i jepte një "dënim të ashpër" Izraelit, i cili as nuk e ka pranuar dhe as mohuar ndonjë rol në vrasje.

SHBA ka vendosur anije luftarake shtesë dhe një nëndetëse në Lindjen e Mesme për të mbrojtur shtetin hebre nga një sulm i mundshëm.

Duke folur me gazetarët të martën, Biden tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza po "bëhet më e vështirë" duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, "por unë nuk po heq dorë" nga një zgjidhje paqësore midis Izraelit dhe Hamasit. “Ne do të shohim se çfarë bën Irani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë nëse do të ketë ndonjë sulm”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy