Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Edhe dita e hënë, do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat juglindore të vendit ku shirat do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe varnësirave të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy