Dekriminalizimi është rikthyer sërish në vëmendje. Një nga të verifikuarit e këtij procesi ishte edhe deputeti Spartak Braho. Prokurorja Rovena Gashi ka firmosur javën e kaluar dokumentin që e nxjerr ish-deputetin e PS si “të pafajshëm”, raporton GSH. Që do të thotë: pavarësisht se ai rezulton i dënuar me gjobë për shpifje, nuk duhet t’i hiqet mandati.
Këtë përfundim verifikimi, prokurorja Rovena Gashi ia ka nisur Kuvendit dhe KQZ-së. Por fakt është se Spartak Braho nuk është më deputet dhe sido që të ishte rezultati i këtij verifikimi, ai s’do t’i hynte askujt në punë.



