Në SPAK për 21 Janarin/ Metaj: Berisha është pika kyçe, mund të dilet me akuzë direkte për vrasje (VIDEO)

Në SPAK për 21 Janarin/ Metaj: Berisha është pika kyçe, mund të dilet me akuzë direkte për vrasje (VIDEO)

Analisti Elton Metaj për thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar për demonstratën e 21 Janarit, ku humbën jetën katër protestues, veçoi rolin kyç të tij.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se dëshmia zyrtare e Berishës para prokurorëve, tregon se hetimet janë në fazë të avancuar.

 

Sipas tij, nëse prokurorët dalin me vlerësim se kanë provat për të akuzuar personat drejtpërdrejtë, akuza mund të jetë për vrasje. 

 

Metaj shtoi se nëse prokurorët do dalin në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme, do bien akuzat për vrasje.

 

Kjo është dëshmia e parë e zotit Berisha për ngjarjen para prokurorëve, se deklarime ka dhënë dhe më herët. Por para prokurorëve është hera e parë që thirret si një person që ka njohuri për rrethanat e ngjarjes. Ai i ka qëndruar deklaratave të tij. 

 

Është me shumë rëndësi që Berisha flet para prokurorëve në mënyrë zyrtare. Kjo tregon që hetimet janë në fazë të avancuar për sa kohë që janë pyetur gjithë zinxhiri komandues i kohës. Provat e reja i kanë shtyrë prokurorët që të bëjnë këtë lloj pyetjesh, duket që prokurorët janë në fund të hetimeve. 

 

Përveç diskutimit politik dhe institucional të ngjarjes, kur ende nuk ka një zbardhje tërësore të ngjarjes, thirrja e zotit Berisha lë të kuptojmë se hetimet janë për vrasje dhe veprime për të penguar drejtësinë. Nëse prokurorët dalin me vlerësim se kanë provat për të akuzuar personat drejtpërdrejtë, akuza mund të jetë për vrasje. 

 

Nëse prokurorët do dalin në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme, do bien akuzat për vrasje. Berisha është pika kyçe, ose do marrë një akuzë shumë të rëndë ose do zhvishet dhe nga akuzat publike se është ai që urdhëroi Gardën të qëllojë mbi turmën. 

 

Nëse prokurorët kanë provat e duhura, mund të çojnë në masë sigurie. Në dijeni ka pasur një seri aktesh brenda kryeministrisë së kohës, për të penguar të vërtetën. 

 

Nëse ka patur urdhërim për të shtëna mbi protestuesit, duhet të dilet me akuzë. Nëse nuk ka patur urdhër, është me rëndësi që personat e akuzuar publikisht të zhvishen nga akuzat. 

 

Mendoj se ka elementë të ri, por nuk di të them nëse janë të mjaftueshme për të akuzuar një person. Ose shkohet në një akuzë shumë të rëndë ose akuza bie totalisht. Nuk ka një rrugë të mesme në këtë pikë. Akuza mbetet tek ajo e vrasjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy