Konflikti i dhunshëm teksa luhej derbi/ Arrestohen dy tifozë, nën hetim 14 të tjerë

Konflikti i dhunshëm teksa luhej derbi/ Arrestohen dy tifozë, nën hetim 14 të tjerë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht 14 të tjerë, pas një konflikti me sende të forta mbrëmjen e djeshme teksa luhej ndeshja Tirana-Partizani. Sipas policisë në pranga janë vënë Stiven Vojka, 28 vjeç dhe Kevi Beqiraj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Nga konflikti që ata kanë pasur me njëri-tjetrin janë dëmtuar edhe tre persona të tjerë, tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasjet ku janë përdorur edhe gurë është dëmtuar edhe një lokal në pronësi të A. M. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M., Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy