
Një 43-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke, nnën dyshimet se ka ndezur zjarret në zonën e Kryonerit. Sipas mediave greke, si hiqej si një drejtues autobusi dhe pretendonte se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, në mënyrë vullnetare.
Teksa ai bënte sikur ndihmonte shuarjen e zjarrit, pas tij, gjendeshin papritur vatra të reja. Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën ta arrestonin 43-vjeçarin. Ai akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë.
Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.



