Hahn diskuton me kryeministren serbe për Kosovën gjatë vizitës së tij në Beograd

Hahn diskuton me kryeministren serbe për Kosovën gjatë vizitës së tij në Beograd

Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe hapave të ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces.

Komisionari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, të premten ka udhëtuar për në Beograd, ku është pritur nga krerët e shtetit serb.

Në mëngjesin e të shtunës ai është takuar edhe kryeministren serbe, Ana Brnabic, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një takim shumë i mirë me kryeministren, Ana Brnabic në Beograd. Kemi diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sundimin e ligjit”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në Twitter.

Hahn është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe ditë më parë, Hahn , ka deklaruar se po ka progres në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, është ende herët te flitet për një zgjidhje përfundimtare ndërmjet dyja vendeve.

Ndryshe dje përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja ndërmjet dy shteteve duhet të arrihet në muajt në vijim, duke e vendosur si kohë finale, muajin Maj 2019, kohë kjo kur skadon mandati i Komisionit Evropian, dhe organizohen zgjedhje të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy