Përgjatë 6 muajve të fundit policia ka regjistruar jo pak por 450 vepra penale që lidhen me krimin kibernetikë, ku 40 prej tyre kanë të bëjnë me përndjekjet dhe kërcënimet online.
Një pjesë e autorëve janë vënë në pranga, ndërsa Shefi i Kibernetikës në policinë e shtetit thotë se kërcënuesit online në shumicën e rasteve kanë njohje me personin që përndjekin.



