Disney nis raundin e dytë të shkurtimeve të vendeve të punës, 4 mijë punonjës janë pushuar deri më tani

Disney nis raundin e dytë të shkurtimeve të vendeve të punës, 4 mijë punonjës janë pushuar deri më tani

Një tjetër valë më e madhe e shkurtimeve të vendeve të punës ka filluar në Disney, duke e çuar totalin e personave të pushuar deri më tani në 4,000.

Kjo masë është pjesë e një plani për reduktimin e shpenzimeve prej 5.5 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme, të shpallur në fillim të këtij viti nga Shefi Ekzekutiv Bob Iger. Megjithatë, edhe kjo masë është e destinuar të mos jetë e fundit.

Gjigandi amerikan i argëtimit tha se pret që një valë tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës të fillojë përpara se të fillojë vera. 

Qëllimi përfundimtar është shkurtimi i 7,000 vendeve të punës, e barabartë me 3% të fuqisë punëtore totale të Disney, e cila punëson 220,000 njerëz në nivel global, nga të cilët afërsisht 166,000 në Shtetet e Bashkuara dhe 54,000 të tjerë në vende të tjera.

Sipas revistës amerikane Variety, këto pushime nga puna kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm të grupit si  kanali ESPN dhe kompaninë e prodhimit Disney Entertainment. 

Disney theksoi se pushimet nga puna janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë  dhe se nuk pret që masa të tilla të ndikojnë tek ata që punojnë në parqet dhe resortet e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy