SHBA ka dënuar sulmet me raketa balistike të Iranit pranë qytetit verior të Irakut, Irbil, duke i quajtur ato "një grup sulmesh të pamatura dhe të pasakta".
Garda Revolucionare e Iranit tha se goditën atë që ata pretendonin se ishin "selitë e spiunazhit" izraelit në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit të Irakut.
Katër persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në sulmin e së hënës, sipas Këshillit të Sigurimit të Rajonit të Kurdistanit.
Iraku i denoncoi sulmet, duke i quajtur ato shkelje të sovranitetit të tij. Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar mbi pretendimet iraniane.
Autoritetet e Kurdistanit thanë të martën në mëngjes se kishin rrëzuar tre dronë të armatosur që fluturonin mbi aeroportin e Irbilit, ku janë stacionuar forcat amerikane dhe ndërkombëtare, raportoi Reuters.
Autoritetet nuk dhanë informacione për dëme apo viktima. Sulmet iraniane vijnë në mes të tensioneve në rritje në rajon që nga lufta midis Izraelit, grupit palestinez Hamas të mbështetur nga Irani, shpërtheu në Rripin e Gazës më 7 tetor.



