
Ish-Presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar, pas afro 27 vite martesë.
Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë u vendos për zgjidhjen e martesës së çiftit.
Në seancë ishte i pranishëm Ilir Meta dhe avokati i tij, ndërsa mungonte Kryemadhi.
Kujtojmë që Meta dhe Kryemadhi lidhën kurorë në tetor të vitit 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë.
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.



