Ç'bëhet me të bijën e Fantozzit? Maccà: Kam frikë se do përfundoj poshtë urës

Ç'bëhet me të bijën e Fantozzit? Maccà: Kam frikë se do përfundoj poshtë urës

Aktorja e famshme Cristina Maccà ka treguar se sa e vështirë është jeta e saj pa luajtur në teatër dhe pa bërë atë që di më mirë të bëjë, aktoren.

Në një intervistë për Corrire della Sera, Maccà tregon se si e ka përballuar periudhën e pandemisë dhe sa e vështirë është për të të jetojë pa teatrin.

“Unë vazhdoj me kursimet që kam grumbulluar gjatë viteve, por sa mund të zgjasë? Kam frikë se mos përfundoj poshtë ndonjë ure. Me 600 euro ndihmë shtetërore nuk mendoj se ja del kush. Nuk dua subvencione, dua thjesht ti kthehem punës sime si aktore” është shprehur ajo.

Në të kaluarën, aktorja luante rolin e vajzës dhe mbesës së Fantozzi-t në filmin e parafundit të sagës.

Ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me Mario Monicelli, Pupi Avati, Carlo Vanzina, Neri Parenti, Paolo Villaggio.

Por mesa duket pandemia ka ndalur gjithçka.

Në një intervistë për "Corriere della Sera", Maccà është shprehur se karriera e saj është në një ngërç të madh, pasi edhe pse bën audicione në distancë përgjigjja është “do t’ju njoftojmë”.

“Kam vazhduar me audicionet në distancë. Fillimisht më thonë na dërgoni një kasetë,  një regjistrim vetjak, por përgjigja është e njëjta 'do t'ju njoftojmë'.

Deri më tani, përgjatë gjithë këtij viti nuk është bërë askush i gjallë.

U detyrova të largohem nga Roma dhe shkova të jetoj me nënën time. Nuk mund të qëndroja më gjatë.

Nuk kisha alternativë tjetër,  pasi që teatrot, që janë vetë jeta ime, janë mbyllur sepse nuk konsiderohen të domosdoshme. Nëse më parë ishte e vështirë për të marrë një pjesë, tani është me të vërtetë një sfidë. Pandemia ishte goditja e fundit në një botë si e teatrit me mjaftueshëm kriza”

Aktorja është gati të fillojë nga e para.

"Nuk më mungon guximi dhe vendosmëria” shprehet ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy