
Një gjallesë mikroskopike është zgjuar pas 24.000 vite gjumë në Arktik.
Krijesat mikroskopike të quajtura rrotullues Bdelloid, pjesë të familjes së zooplanktonit, zakonisht jetojnë në mjedise ujore, kanë aftësi të pabesueshme për të mbijetuar.
Shkencëtarët rusë i gjetën krijesat në një zonë të ngricës së përhershme në Siberi, pas shpimit me platformat e posaçme.

“Raporti ynë është prova që tregon se kafshët shumëqelizore mund të përballojnë dhjetëra mijëra vjet në kriptobiozë, gjendja e metabolizmit pothuajse e ngrirë.”, tha Stas Malavin, një studiues në Laboratorin e Kriologjisë së Tokës në Qendrën Shkencore Pushchino për Kërkime Biologjike në Rusi.
Studime të mëparshme nga grupe të tjera kërkimore kishin treguar se rrotulluesit Bdelloid mund të mbijetonin deri në 10 vite të ngrira.
Në studimin e ri, shkencëtarët rusë përdorën datimin e radiokarbonit për të përcaktuar se sa i vjetër ishte akulli, dhe rezultoi se ishte rreth 24.000 vite i vjetër.
Studimi u botua në revistën Current Biology të hënën.
Kjo nuk është hera e parë që jeta antike ringjallet nga një habitat i cili ka qënë gjithmonë i ngrirë.
Gjitarët e vdekur prej kohësh, por të ruajtur mirë, duke përfshirë arinjtë e zhdukur të shpellave dhe mamuthët, gjithashtu janë zbuluar nga akulli i përhershëm, i cili po shkrihet në disa vende si rezultat i ngrohjes së klimës.
Malavin tha se është e vështirë që format më të mëdha të jetës mund të mbijetojnë duke u ngrirë në këtë mënyrë.
"Shkaku është se një organizëm shumëqelizor mund të ngrihet dhe të ruhet si i tillë për mijëra vjet dhe më pas të kthehet në jetë - një ëndërr e shumë shkrimtarëve të trillimit," tha Malavin në një deklaratë.
"Sigurisht, sa më kompleks organizmi, aq më e ndërlikuar është ta ruash atë të gjallë të ngrirë dhe, për gjitarët, aktualisht kjo gjë nuk është e mundur. Megjithatë, duke lëvizur nga një organizëm me një qelizë në një organizëm me zorrë dhe tru, megjithëse mikroskopik, është një hap i madh përpara ".
Sapo rrotulluesi Bdelloid u shkrirë, krijesa ishte në gjendje të riprodhohej, thuhej në studim.
Për të kuptuar sesi krijesa mbijetoi studiuesit ngrinë dhe shkrinë rrotulluesit Bdelloid të ditëve moderne që jetonin në rajonet e akullit të përhershëm.
Dhe zbuluan se krijesat mund t'i rezistonin formimit të kristaleve të akullit ndërsa ngriheshin ngadalë.
Ndërsa jo të gjithë rrotulluesit Bdelloid mbijetuan nga procesi i ngrirjes. Studimi tregoi se krijesat kanë një mekanizëm që mund të mbrojë qelizat dhe organet e tyre nga dëmtimi në temperatura shumë të ulëta.
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



