
Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega e ka cilësuar kishën katolike “një diktaturë të përsosur”, dy javë pasi Papa Françesku.
Kush i zgjedh priftërinjtë? Kush i zgjedh kardinalët? Kush e zgjedh Papën? Është një diktaturë e përsosur, një tirani e përsosur.
Kështu deklaroi Ortega në një fjalim me rastin e 43-vjetorit të themelimit të policisë së Nikaraguas.
Papa këmbënguli më 15 shtator për domosdoshmërinë për të “mos ndërprerë kurrë dialogun” me Nikaraguan, ku tensionet midis shtetit dhe kishës katolike po rriten.
Ka një dialog. Ne kemi folur me qeverinë. Kjo nuk do të thotë që ne miratojmë gjithçka që bën qeveria. Ose ne nuk miratojmë gjithçka.
Në muajin mars Nikaragua dëboi ambasadorin e Vatikanit. Dhe në muajin gusht, Imzot Rolando Alvarez, kritik i regjimit, u arrestua dhe ndodhet “në arrest shtëpie”, sipas policisë pasi përmendi aktivitetet “destabilizuese dhe provokuese” të peshkopit.



