Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Lezhë, Bregu: Vrasje me pagesë. Gjakmarrja ka ndryshuar formë (VIDEO)

Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Lezhë, Bregu: Vrasje me pagesë. Gjakmarrja ka ndryshuar formë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se në vendin tonë ka ndryshuar forma e gjakmarrjes.

Teksa u ndal tek ekzekutimi i 40-vjeçarit Entjan Nikulaj në Lezhë, Bregu tha se indiciet tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Sipas Bregut është e vëshitrë që saga e gjakmarrjes mes fiseve është e pamundur pasi do duhet të arrestohen të gjithë pjesëtarët.

Asnjë shtet nuk ka arritur të parandalojë sagën e gjakmarrjes, se do t’i duhet që të paktën të arrestojë dhe të çojë pa prova në burg të gjithë pjesëtarët e një fisi. Kjo është e vështirë.

Ajo që po ndodh në Shqipëri  ka më shumë se dy dekada që nisur por u rikthye në vazhdën e saj brenda këtij viti duket se është tejet agresive dhe shqetësuese. Parandalimi? Çfarë do bësh do arrestosh pjesëtarët e dy fiseve?

Ajo që ndryshon në këto vitet e fundit, ka ndryshuar forma e gjakmarrjes. Nuk kemi të bëjmë më me një mbyllje në shtëpi siç janë rregullat kanunore. Dikur çohej fjalë e mbyllej në shtëpi e gjithë familja, kjo bëri shkatërrimin ekonomik të familjes dhe menduan që s’do dërgojmë më fjalë. Është gjakmarrje, prokurorët mund të ngrenë akuzën e vrasjes për gjakmarrje, por nuk mundet të provohet se janë thyer disa nga kodet dhe rregullat e gjakmarrjes.

Nikulaj-Lestakaj është vënë në qendër dhe është shqetësuese. Në 7 muaj janë 3 të vrarë. Janë 8 të vrarë gjithsej. 3 janë vrarë që nga nisja e historisë dhe 2 më vonë pas 10 vitesh. Është gjakmarrje e rikthyer pas 14 vjetësh.

Kjo e fundit, ka një mënyrë që duhet të jetë me pagesë se shpenzimi i ekzekutimi është i madh. Makinat e vrasjeve kushtojnë së paku 10 mijë euro, pra makina që digjet, makina që vidhet, targat e huaja, kallashnikovët. Policia, anëtarët e fisit Lekstakaj i kontrolloi, asnjë prej tyre s’kishte gjurmë baruti nëpër duar. Iu bënë analizë dhe doli që nuk ishin ata ekzekutorët fizikë. Na shkon në mendje që kjo vrasje është kryer me pagesë.

Dalim në pikën e marrjes së gjakut, por në këtë moment bëhet e pamundur që të ndalohet. 

Anëtarët e fisit Lekstakaj u morën, u shoqëruan dhe iu bënë analizat, asnjë prej tyre nuk është ekzekutor fizik. Nuk janë këta ekzekutoret fizikë, mund të jenë ata që e kanë paguar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy