
Prej më shumë se 12 orësh, qyteti i Gjirokastrës dhe disa zona rreth tij janë pa energji elektrike. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike, shkak është një defekt në linjë. Ndërsa qytetarët thonë se energjia është ndërprerë qëllimisht, pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për kufizim të energjisë.



