
Gjyqi historik i 20 burrave të akuzuar për sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015 në Paris ka nisur sot.
Nëntë persona të armatosur dhe kamikazë goditën stadiumin kombëtar të Francës, sallën e koncerteve Bataclan dhe restorantet dhe kafenetë e Parisit atë natë, duke lënë 130 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
I pandehuri kryesor në këtë rast është Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i qelizës ekstremiste të të ashtuquajturit Shteti Islamik që kreu sulmet.
Ato ishin sulmet më vdekjeprurëse xhihadiste në historinë e Francës.
Abdelslam, i veshur me një këmishë të zezë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të zeza, tha se donte të dëshmonte se "nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Mohamed është lajmëtari i tij".
Ai tha se kishte hequr dorë nga profesioni i tij për t'u "bërë luftëtar për Shtetin Islamik".
Ai është i vetmi i akuzuar për vrasje dhe ka refuzuar të flasë me prokurorët. I njëjti rrjet IS sulmoi Brukselin muaj më vonë, duke vrarë 32 persona të tjerë.



