
Të paktën 26 aktivistë, anëtarë të një lëvizje paqësore, u rrëmbyen nga talibanët që u bënë pritë në Afganistanin Perëndimor.
Sipas një skeme të rindërtuar nga policia, kryengritësit vepruan në rrethin e Bala Buluk, në provincën e Farah ku ndaluan autokolonën e gjashtë veturave. Ata u futën në automjete dhe i çuan aktivistët në një vend të panjohur. Ndërkohë po zhvillohet një operacion policor për të gjetur aktivistë të cilët shkonin nga fshati në fshat e organizonin tubime paqësore. Sipas “Bismillah Ëatandost”, të Lëvizjes Popullore të Paqes në Afganistan, anëtarët e së cilës janë aktivistët e rrëmbyer, personat e marrë peng 27. Talibanët nuk e kanë marrë përsipër autorësinë e rrëmbimit.



