Një qytet i vogël në Kanada gjeti një surprizë të bukur para syve mëngjesin e Pashkëve. Farryland, një qytet në krahinën Newfoundland, në Kanada, u “vizitua” nga një ajsberg gjigant.
Qindra banorë, por edhe turistë dolën në breg për të parë më nga afër masivin e stërmadh akullnajor.
Bregu lindor i Kanadasë “vizitohet” shpesh nga ajsbergët. Nga pranvera deri në shtator, aty “u bie rruga” shumë masave akullnajore. Rreth 600 të tilla janë regjistuar gjatë këtij viti, ndërsa vitin e kaluar, gjatë gjithë sezonit ishin 687 ajsbergë.
Ekspertët thonë se dyndja e madhe e ajsbergëve këtë vit nxitet nga erërat e forta dhe ngrohja globale.



