Debate në OKB/ Përfaqësuesi rus, kritika Presidencës shqiptare, Rama: Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë

Debate në OKB/ Përfaqësuesi rus, kritika Presidencës shqiptare, Rama: Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë

Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në Nju-Jork është përfshirë në replika me ambasadorin e Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Përfaqësuesi i Rusisë, ka ndërhyrë në mënyrë që presidenti ukrainas të mos ketë përparësi në marrjen e fjalës, duke u shprehur se Presidenca shqiptare po shkel praktikën e Këshillit të Sigurimit. 

Edi Rama i është kthyer duke iu drejtuar se Zelensky nuk do të flasë vetëm nëse Rusia ndalon luftën.

Presidenca shqiptare ka treguar mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha dhe praktikat e Këshillit të Sigurimit. Për fat të keq Shqipëria nuk e ka mundur ta menaxhojë një gjë të të tillë sot”, tha Vasily Nebenzya.

Ndërkohë Rama iu përgjigj: “Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Duke qenë se e përsëritët shumë herë, shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Presidenti Zekensky do të flasë para anëtarëve të Këshillit. Ka një zgjidhje për këtë, nëse bini dakord, ju ndalni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

Përfaqësuesi rus i tërhoqi vëmendjen Ramës, duke thënë se: "Ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë, objektivi juaj është të zhvilloni një takim".

Edi Rama u përgjigj duke u shprehur: "Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar dhe pasi filluar të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem si kryeministër shqiptar mos mëprovokoni".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy