Më shumë se 6 milionë emigrantë nga Afrika, në pritje për të depërtuar në Europë

Më shumë se 6 milionë emigrantë nga Afrika, në pritje për të depërtuar në Europë

Më shumë se 6 milionë emigrantë janë në pritje në vendet rreth Mesdheut për të udhëtuar drejt Europës, sipas të dhënave të një raporti të qeverisë gjermane, detaje të të cilit u publikuan nga gazeta “Bild”.

Sipas këtij raporti, 1 milion njerëz janë në pritje në Libi, po aq në Egjipt, 720 mijë në Jordani, 430 mijë në Algjeri, 160 mijë në Tunizi dhe 50 mijë në Marok. Më shumë se 3 milionë të tjerë, të cilët po presin në Turqi nuk do të hyjnë në Europë pas një marrëveshjeje të arritur nga BE-ja me presidentin turk, Erdogan.

Një nga portat më të mëdha nga ku nisen emigrantët drejt Europës është Libia. Përpjekjet e BE-së për të trajnuar Rojën Bregdetare të Libisë duket se nuk kanë pasur rezultat. Presidenti i Parlamentit Europian, Antonion Tajani, thotë se Europa po e nënvlerëson shkallën e krizës së emigrantëve dhe se 6 milionë afrikanë do të vërshojnë në kontinentin e vjetër brenda pak vitesh nëse nuk  merren masa urgjente.

Në një intervistë për “Messageron”-n, Tajani thotë se nëse nuk merren masa, Europa do të përballet me një eksod të përmasave biblike. “Rritja e popullsisë, ndryshimet klimatike, thatësira, luftërat, mungesa e ushqimit në Somali dhe Sudan. Këta janë disa nga faktorët që po i detyrojnë njerëzit të ikin. Kur ata humbin shpresën, marrin përsipër riskun për të kapërcyer Saharanë dhe Mesdheun, sepse do të jetë më keq nëse nuk e bëjnë. Nëse nuk marrim masa shpejt, do të përballemi me miliona njerëz në dyert tona brenda pak vitesh. Sot ne po përpiqemi të zgjidhim një problem prej mijëra njerëzish, por na duhet një strategji për miliona të tjerë”, thotë ai.  

Vetëm pak ditë pas Samitit BA-BE, Tajani bëri thirrje për një plan Marshall për Afrikën, një investim me vlerë 40 milionë euro që synon të rrisë edukimin dhe mundësitë e punësimit në kontinent, në mënyrë që të dekurajohet dëshira për të emigruar. Tajani thotë se rritja e popullsisë në Afrikë mund të kthehet në një “bombë” demografike që mund të sjellë në Europë miliona afrikanë. “Pa një strategji për emigrimin do të përballemi me terrorizëm, emigracion të paligjshëm dhe pasiguri”, thotë ai.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, brenda vitit 2050, popullsia e Afrikës do të rritet nga 1.2 miliardë që është tani, në 2.5 miliardë. 26 vende afrikane do të dyfishohen, çka do të thotë ngushtim i raportit të popullisë me kapacitetin e burimeve natyrore. 

Situata nuk paraqitet mirë edhe në nivelin e politik. Takimi mes Bashkimit Afrikan dhe Bashkimit Evropian, i mbajtur në Abidjan, Bregu i Fildishtë, më 29-30 nëntor 2017, nuk arriti asgjë. 55 krerët afrikanë dhe 28 udhëheqës europianë që ishin në këtë aktivitet nuk gjetën mirëkuptim për masat themelore që duhen marrë për parandalimin e valës prej dhjetëra milionë afrikanësh që udhëtojnë drejt Europës.

Pavarësisht pritshmërive të larta, i vetmi vendim kronkret që u arrit të merrej ishte ai për evakuimin e 3800 emigrantëve afrikanëve në Libi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy