
Pas skualifikimit nga gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj ka paditur Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se avokati Alushaj ka dorëzuar padinë në gjykatën e apelit administrativ, pasi KLP vendosi skualifikimin e tij nga gara.
KLP sqaroi se Alushaj u skualifikua, pasiqë me gjithë 15 vite përvoje pune, nuk plotësonte kushtin si jurist i spikatur.
Alushaj, nga radhët e avokatisë, ka depozituar kërkesën në Gjykatën Administrative të Apelit.
Kjo e fundit duhet të japë vendimin brenda 7 ditëve pas ankimimit të kandidatit për kryeprokuror.



