Partia Demokratike ka dalë kundër votimit dhe numërimit elektronik në qarkun e Durrësit dhe Elbasan. Sipas Ivi Kasos, KQZ nuk ka bere transparencë për problemet në dy radhët e kaluara ndaj sipas tyre nuk ka kohë për tu bërë gati. Ndërsa nga ana tjetër Dashamir Shehi kërkon që teknologjia të aplikohet edhe në Tiranë. Debate në KQZ pati edhe për votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.



