Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra.
Të plagosurat ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.



