BKH, përfundon kontrollin në banesat e Ahmetaj/ Rusta: Nuk janë gjetur të dhëna komprometuese (VIDEO)

BKH, përfundon kontrollin në banesat e Ahmetaj/ Rusta: Nuk janë gjetur të dhëna komprometuese (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar për kontroll në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, si dhe në banesën e Ahmetajt në Tiranë dhe në Gji të Lalëzit. Siç njofton për MCN live, gazetari Arsen Rusta, mësohet se nuk janë gje3tur të dhëna që komprometojnë përgjegjësinë penale të Ahmetaj. Sipas Rustes, SPAK do të jap sqarime shtesë për kontrollet e ushtruara. "Edhe pse SPAK ka marrë Ok-në për ti hequr imunitetin z.Ahmetaj, dhe të për të lejuar arrestin e tij, SPAK, nuk ka dorëzuar një kërkesë për masë sigurie në gjykatë, ka dorëzuar vetëm një kërkesë për kontrolle banesë te të afërmit e Ahmetaj, por edhe te banesa e tij ndodhur në hyrje të Parkut të Liqenit në Tiranë. Kanë përfunduar këto kontrolle banesash, qoftë në apartamentin e braktisur të Ahmetaj, por edhe të familjarëve të tij, vilën e vjehrrit të Ahmetaj në Gjirin e Lalzit. Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk është se janë gjetur sende, të cilat komprometojnë përgjegjësinë penale. Është kontroll i përfunduar, pritet SPAK të ketë një sqarim për publikun ndalur te masatë sigurisë por mesa duket rrjedhja e dosjeve, emrat e personazheve të pyetur nen hetim, poashtu edhe konkluzionet e arritura nga SPAK për ish-bashkëshorten Albina Maçka, për bashkëshorten aktuale Erjola Hoxha, për shtetas të tjerë, që sipas SPAK, Ahmetaj ka përdorur skemë për të fshehur pasuritë e tij, nisur nga vilat dhe pronat e tjera, duket se ka ndërruar strategji. Do të jetë një moment i dytë kërkesa për masë sigurie".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy