
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 669 raste të reja dhe 13 humbje jete nga Covid-19.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë janë shëruar 936 qytetarë në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 9,823 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Statistika (30 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 669
Të shëruar në 24 orë 936
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4,835
Testime totale 1,202,716
Raste pozitive 170,131
Raste të shëruara 157,610
Raste Aktive 9,823
Humbje jete 2,698
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,389
Durrës 1025
Fier 888
Shkodër 832
Vlorë 569
Elbasan 517
Lezhë 365
Berat 354
Korçë 259
Gjirokastër 233
Kukës 206
Dibër 186



