Nga çështjet ekonomike të vendit, tek papunësia, taksat, shëndetësia dhe çështjet e migracionit ishin temat me të cilat kryeministri Konservator Britanik Rishi Sunak dhe kreu i Laburistëve Keir Starmer u përballen me njëri tjetrin në debatin e fundit përpara zgjedhjeve parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar që do të mbahen më 4 korrik.

Sunak akuzoi Starmer se do të rriste taksat për britanikët me më shumë se 2 mijë paundë, por Lideri i Laburistëve e quajti diçka të tillë një gënjeshtër.
Nga ana tjetër Lideri i Laburistëve Keir Starmer tha se kërkon bashkëpunim më të mirë tregtar me BE-në, nuk do të pranojë më shumë emigrantë të paligjshëm ndërkohë akuzoi Sunak për trajtimin e gabuar që i ka bërë çështjes së emigracionit.
Të dy udhëheqësit u përballën gjithashtu me një pyetje në lidhje me Brexit, me një pronar biznesi të vogël duke pyetur se çfarë do të bënin për të përmirësuar tregtinë me BE-në.
Sunak tha se e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje tjetër tregtare me BE-në do të ishte lejimi i "lëvizjes së lirë nga dyert e pasme".
Sir Keir tha: "Ne nuk do të kthehemi në BE, ne nuk po i bashkohemi tregut të vetëm ose bashkimit doganor dhe nuk po pranojmë lirinë e lëvizjes".
Herë të tjera, Z. Sunak dominoi debatin, duke hedhur pyetje ndaj kundërshtarit të tij laburist mbi qëndrimin e tij ndaj imigracionit të paligjshëm dhe ndalimin e kalimeve me varka të vogla.
Sir Keir sulmoi planin e zotit Sunak për të dëbuar disa azilkërkues në Ruandë, por u mbyt nga kryeministri duke pyetur vazhdimisht: "Çfarë do të bënit me ta?"
Të dy liderët e partive u angazhuan për të mbrojtur të drejtat e grave për hapësirat e një gjinie, pavarësisht nëse dikush ka një certifikatë njohjeje gjinore.
Sondazhi i YouGov tregoi se nga debati i kësaj mbrëmje nuk pati një fitues pasi Sunak dhe Starmer ishin 50 me 50.
Reuters thotë se nga më shumë se 40 sondazhe Laburistët janë favorite për të marrë pushtetin pas 14 vitesh duke larguar nga detyra Kryeministritn Aktual Britanik Rishi Sunak.



