Vazhdon ankthi për Presidencialet në SHBA/ Biden ka tashmë 264 vota elektorale, Trump, 214

Vazhdon ankthi për Presidencialet në SHBA/ Biden ka tashmë 264 vota elektorale, Trump, 214

Numërimi i votave për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon.

Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, raporton Fox news.

E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës.

Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende. Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës. Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë Trump ka paraqitur padi të reja në Michigan, Pennsylvania dhe Georgia pasi Biden fiton në Wisconsin dhe Michigan. Ai pretendon se i janë vjedhur votat. Republikani ka deklaruar se është cënuar integriteti i sistemit si dhe vetë zgjedhjet presidenciale. Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se këto problematika duhet të diskutohen.

“Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë dhe në vetë zgjedhjet presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar! – shkruan Trump.

Votat e numëruara deri më tani në shtetet vendimtare

KAROLINA E VERIUT

TRUMP 50.09%

BIDEN 48.69%

GEORGIA

TRUMP 49.68%

BIDEN 49.09%

NEVADA

TRUMP 48.69%

BIDEN 49.33%

PENSYLVANIA

TRUMP 50,72%

BIDEN 48.13%

ARIZONA

TRUMP 47.93%

BIDEN 50,71%

Rezultatet e pjesshme për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së, për Senatin dhe për Dhomën e Përfaqësuesve, janë si më poshtë:

Për zgjedhjen e presidentit:

Joe Biden 264 – Donald Trump 214

Për zgjedhjen e Senatit:

Demokratët 47 vende – Republikanët 51

Për Dhomën e Përfaqësuesve:

Demokratët 220 vende – Republikanët 215

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy