"Një oficer i policisë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Sukth"

"Një oficer i policisë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Sukth"

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth disa ditë më parë ku viktimat ishin ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha thotë se në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të policisë.

Ai gjithashtu tha se nën hetim është edhe një oficer i lartë, që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili prej disa ditësh nuk është paraqitur në detyrë.

Megjithatë gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij do të dëmtoheshin hetimet.

“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute.

Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet.Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë,”  tregoi Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy