Avokati i Popullit “puth” opozitën/ Dyrnjaja: Qesharake që opozita e kthen Endri Shabanin në refren

Avokati i Popullit “puth” opozitën/ Dyrnjaja: Qesharake që opozita e kthen Endri Shabanin në refren

Seanca plenare e kësaj të enjteje, më 18 dhjetor, në Kuvendin e Shqipërisë, ende pa nisur zyrtarisht, u përfshi nga rrëmuja, përplasjet fizike dhe flakadanët, të cilët u neutralizuan nga Garda.

Për analistin Denid Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kthimi i Endri Shabanit në një “refren” politik nga opozita, në një ditë ku ka shumë çështje të tjera për të protestuar, është i pakuptimtë dhe qesharak.

Nuk e di pse mu asociuan pamjet me ata të deputetëve ukrainas kur i futën në kazanët e plehrave, por këta grinden me veten e vet. Duket sikur po merren vetëm me veten, kanë një lloj izolimi, frustrimi, protesta nuk po arrin qëllimin. Megjithatë revolta është e nevojshme sepse tregon që gjërat nuk janë në rregull. Berisha është në habitatin e vet.

Pjesa qesharake është që opozita po flet me shumë vonesë, u desh të fliste SPAK-u, që pastaj të fillonte opozita të fliste për Ergys Agasin.

Ata grinden me veten e tyre dhe duken sikur merren me vetveten. Kjo e komplikon pa nevojë situatën. Ka një lloj izolimi dhe frustrimi që nuk të çon aty ku duhet. 

Ta kthesh sot Endri Shabanin në refren është gjëja më qesharake. I jep një personalitet publik dhe politik të panevojshëm. Duhej një personazh si Shabani që të bënte këtë gjest dhe ta kthente në ‘memot e ditës’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy