Ushtarët e Koresë së Veriut që iu bashkuan trupave ruse në betejën kundër forcave ukrainase janë tërhequr nga fronti pasi pësuan humbje të mëdha.
Kështu shkruan The New York Times duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.
Burimet thanë se trupat e dërguara nga Koreja e Veriut nuk janë parë në vijën e parë të luftimeve për rreth dy javë.
“Në vetëm tre muaj, kontigjenti i Koresë së Veriut, i cili fillimisht numëronte 11,000 burra, është zvogëluar përgjysmë”, tha gjenerali Oleksandr Syrsky, komandanti ushtarak i rangut më të lartë të Ukrainës.
Ushtarët e Koresë së Veriut po luftojnë me guxim, raportojnë trupat ukrainase që janë përleshur me ta, por ata janë të çorganizuar dhe nuk kanë kohezion me njësitë ruse



