Ambasadori i OSBE-së: Djegia e mandateve, shembull i keq për rajonin (VIDEO)

Ambasadori i OSBE-së: Djegia e mandateve, shembull i keq për rajonin (VIDEO)

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt , ripërsëriti sot qëndrimin kundër të ndërkombëtarëve lidhur me djegien e mandateve nga ana e opozitës. Ai madje, shkoj më tej, duke e cilësuar një akt të tillë si  shembull të keq për rajonin.

“Për shumë kohë, Shqipëria ka qenë shtyllë e stabilitetit në rajon. Tani, shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Një nga arsyet është sepse ndez fitilin që i vë flakën sistemit të demokracisë parlamentare. Pyetja e radhës do të ishte: kur do ta kemi sërish atë parlamentin që e ka mandatin për katër vjet dhe e bën të plotë? Kësaj radhe, politikanët pas dy vitesh patën idenë të digjnin mandatet e tyre. Radhës tjetër, ata mund të gjejnë argumente për ta bërë këtë pas tetë muajsh, dhjetë muajsh apo një viti. Ky do të ishte, gjithashtu, edhe një shembull shumë i keq për të tërë rajonin” pohoi ambasadori Borchardt.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse OSBE do i njohë zgjedhjet lokale në Shqipëri poqese opozita nuk merr pjesë, Borchardt tha se varet nga mënyra si do të shkojnë zgjedhjet, por OSBE nuk përkrah bojkotin zgjedhor. 

Njohja varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet lokale, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor”, u shpreh Borchardt.

Borchard ritheksoi nevojën për dialog mes palëve për reformën zgjedhore dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje partive politike në vend që të sjellin listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy