
40 përqind e marinsa Amerikane kanë refuzuar të bëhnë vaksinimin e COVID-19. CNN tregon të dhënat që i kanë siguruar nga vetë ushtria amerikane.
Rreth 48.000 marinsa kanë vendosur të mos e marrin vaksinën, ndërsa përqindja që e refuzuan ka arritur në 38.9 përqind.
75.000 marinsa amerikan kanë marrë vaksinimin kundër COVID-19, përfshirë ato që janë vaksinuar plotësisht dhe pjesërisht.
Ekziston edhe një pjesë tjetër që ende nuk u është ofruar vaksinimi. Pritet të konfirmohet numri i përgjithshëm i marinsave që kanë refuzuar vaksinën përfshirë ata jashtë detyre.
Kelly Frushour, zëdhënësja e Korpusit të marinsave tha se ka arsye të ndryshme për këtë shkallë refuzimi.
Frushour ka shtuar: “Ata që refuzojnë por më pas ndryshojnë mendje mund të vaksinohen sapo t’u shfaqet mundësia tjetër”.
Deri tani nuk është bëre detyrim marrja e vaksinës anti COVID-19 në ushtrinë amerikane, kjo për faktin se është lejuar përdorumi emergjent nga FDA.



