Kajsiu: Arrestimi i Veliajt dëshmon se SPAK nuk është nën kontrollin e pushtetit socialist

Kajsiu: Arrestimi i Veliajt dëshmon se SPAK nuk është nën kontrollin e pushtetit socialist

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si "roman policesk".

Analisti Blendi Kajsiu, në një komunikim për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se arrestimi i Veliajt dëshmoi se SPAK nuk është nën kontrollin e pushtetit socialist.

Sipas tij, SPAK-i ka dalë jashtë kontrollit të politikës së përgjithshme në Shqipëri.

Mbetet për tu parë se sa është e aftë SPAK të provoje këto akuza në Gjykatë.

Fakti që SPAK guxoi të arrestonte dhe të formulonte një akuzë ndaj një qendre pushteti kaq të rëndësishëm siç është bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Velijaj, natyrisht tregon se SPAK nuk është në kontrollin e pushtetit socialist dhe të kryeministrit Rama.

Tregon që është një sektor i pavarur nga klasa politike dhe prandaj kjo klasë polikë është tashmë tejet e shqetësuar dhe ka bërë thirrje për ta reformuar dhe kontrolluar.

Këto thirrje nuk vijnë nga shqetësimet e ndjesive të tyre kushtuese apo procedurale, nuk është se kemi një event tjerët të dhunshëm krahasuar se si ka proceduar SPAK për te filluar këto diskutime.

Duhet përmirësuar shumë mënyra të SPASK por rezulton se kjo klasë politike nuk e kontroll më i ka dal jashtë kontrollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy