Bregu: AKSHI, dosja më e rëndë dhe e rrezikshme që ka hapur SPAK-u (VIDEO)

Bregu: AKSHI, dosja më e rëndë dhe e rrezikshme që ka hapur SPAK-u (VIDEO)

Pedagogu dhe analisti Zylyftar Bregun e konsideroi dosjen për abuzimet te AKSHI si më të rëndën dhe më të rrezikshmen që SPAK-u ka hapur deri më tani. Po ashtu Bregu e konsideroi të rëndë përfshirjen e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, nëse do të faktohet akuza e pengmarrjes.

Mendoj që kjo është dosja më e rëndë dhe më e rrezikshme që SPAK-u ka hapur deri tani. Për disa arsye, gjykuar nga niveli i strukturimit të grupit kriminal. Mos harrojmë që kemi të bëjmë me AKSHI-n që ka të gjitha shërbimet e-government, gjykuar nga niveli i personave të përfshirë, z.Agasi që është etiketuar jo vetëm nga Ahmetaj, por edhe burime të tjera, si njeri shumë i afërt me kryeministrin. 

 

Kjo është dosja më e rëndë e SPAK-ut që s’e di si do t’ia dalë deri në fund. Duke marrë në konsideratë faktin që protagonistët e dosjes e kishin informacionin në kohë reale, dhe morën masa e ikën, tregon që fuqia e tyre vazhdon të jetë shumë e madhe dhe BKH ende s’ka një informacion se ku kanë ikur. Ka zëra se kanë ikur familjarisht, ka zëra që kanë ikur vetë. Është një dosje delikate për SPAK. 

 

Nëse akuza e SPAK-ut vërtetohet është e rëndë për strukturën e Policisë së Shtetit. Z.Dumani tre ditë para se të dorëzonte detyrën tha që ka rezultuar që 70 oficerë policie, në nivele të konsiderueshme, janë të hetuar nga SPAK-u si të përfshirë me krimin. Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, nëse vërtetohet akuza dhe ka fakte e prova që është angazhuar në pengmarrje, është e rëndë. 

Ka monopolin e informacionit, dhe informacionin që bënë fjalë për sigurinë kombëtare, për sigurinë juridike të qytetarëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy