
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga vranësira kalimtare në pothuajse gjithë vendin tonë, deri në orët e mesditës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.



