Akuza e Obamës: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

Akuza e Obamës: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

Çështja e Alepos vazhdon të jetë në qendër të fjalimeve të liderëve botëror. Presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin e fundvitit, u përqendrua në disa çështje, si lufta e Sirisë, sulmi kibernetik i Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale apo tranzicioni i pushtetit të Donald Trump.

Sa i përket masakrës humanitare në Alepo, Obama theksoi se nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike dhe dënoi veprimet e regjimit qeveritar të Assadit dhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Iranit.

“Kemi parë një strategji të mirëmenduar për të rrethuar, e për të lënë të vdesin nga uria civilët e pafajshëm. Përgjegjësia bie mbi regjimin e Assadit, Rusinë dhe Iranin. Gjaku për këto mizori është në duart e tyre” është shprehur Obama.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë shefi Shtëpisë së Bardhë tha se e ka urdhëruar Vladimir Putinin të heqë dorë nga hakerimi i serverëve zgjedhorë. Obama fajësoi se pikërisht presidentin rus për sulmin kibernetik, duke nënvizuar se këto gjëra nuk kanë ndodhur me Rusinë kur nuk ishte Putin. Ai premtoi kundërpërgjigje, duke nënkuptuar një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Moskës. Gjithçka që ata na e bëjnë ne, ne e kemi mundësinë t’ua bëjmë atyre.

Edhe pse nuk përmendi personalisht Donald Trumpin, presidenti në ikje tha se Republikanët nuk e kanë marrë seriozisht përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy