Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në një takim me student të fakultetit të drejtësisë në Shkodër, deklaroi se mbështet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ende të panënshkruar nga kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksander Vuçiç.
Dy shtetet kanë nevojë për qetësi tha ish-Presidenti Sejdiu dhe se kjo marrëveshje nuk nënkupton aspak rikthimin e Kosovës pranë Serbisë sepse SHBA dhe BE janë garantues të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja investim i rëndësishëm me BE por edhe mbështetjen e SHBA me qëllim që t’i japim fund. Nevoja për qetësi mes dy vendeve ekziston. Por kjo nuk do thotë se dy vendet do futen në statusquo e njëri tjetrit. Serbia të ndalet në lojën që ka bërë deri tani me gjuhën që ka patur Millosheviçi. SHBA janë një lloj garantuesi në këtë proces bashkë me BE për t’u futur në marrëdhënie të mira dhe jo idetë që kishte Car Llazari. Të jetosh me nder dhe askujt të mos i marrësh atë që i takon.
Pavarësisht se marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar ende, Sejdiu u shpreh në sytë e përfaqësuesit të lartë të BE Josef Borrel, se Kurti dhe Vuçiç parimisht kanë rënë dakord. Sa i përket tentativave dhe akuzave politike se Tirana zyrtare mbështet Presidentin Vuçiç, Sejdiu tha se kjo nuk duhet të ndodhë dhe se Shqipëria nuk mund të flasë në emër të Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojmë bashkë me njëra tjetrën. Nuk harroj asnjëherë vrapimet e ambasadorëve të Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjesë e një motori plus. Serbia ka bërë përpjekje që të izolojë Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkalojë Kosovën për të bërë bisedime me Shqipërinë për Kosovën, nuk mundet. Askush nuk mund të këtë vullnetin ta ndihmojë Serbinë për shkaqe të Kosovës. Zgjedhja e Kosovës së pavarur është zgjedhje racionale e kohës.
Fatmir Sejdiu mbajti një leksion të hapur në fakultetin e drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” me temë “Pavarësia e Kosovës, Shtetbërja, sfidat dhe perspektiva e saj”.



