Marsida Duli nefrologe e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për sëmundjet e veshkave dhe mënyrën se si duhet të kujdesemi për to kryesisht në stinën e verës për shkak te ndikimit që kanë dhe temperaturat e larta.
Ajo tha se në verë është e domosdoshme të përdoren sa më shumë lëngje sepse dhe sasia që humbasim për shkak të temperaturave të larta është e madhe.
Sipas saj ata që kanë probleme me veshkat duhet të jenë më shumë vigjilentë në këtë periudhë sepse mund të bëjnë krizat e gurëve në veshkë për shkak të dehidrimit dhe më pas duhet ndërhyrje e menjëhershme mjekësore.

Vera me gjithë mirësitë dhe kënaqësitë që sjell patjetër veshkën e vendos nën një sfidë të fortë dhe shkaku i parë është temperatura e lartë. Me rritjen e temperaturave rritet dhe sasia e lëngjeve që ne humbasim të cilat janë shkaktarë të rënies së lëngjeve dhe kjo shoqërohet me dehidrim nëse nuk konsumojmë sasitë e duhura të lëngjeve.
Në verë është e domosdoshme të përdoren më shumë se sasia normale pra mbi 2 litra. Sa më shumë lëngje të humbasim aq më shumë duhet të marrim, por përmes djersitjes ne humbasim dhe kripërat minerale kështu që nuk është e nevojshme vetëm uji të cilat herë pas here duhen përdorur dhe elektrolitet.
Në këtë situatë duke pasur sasi më të vogël të lëngjeve në trupin tonë priremi për më shumë infeksione sepse të gjithë kristalet që eliminohen përmes veshkave kanë predispozita të bashkohen nga mungesa e ujit, prandaj duhet të kemi një veshkë sa më të dehidruar.
Po ashtu gjatë këtij sezoni urina ka më shumë ngjyrë dhe ky është një sinjal që duhet të shtojmë sasinë e ujit. Ata që kanë probleme me veshkat duhet të jenë më shumë vigjilentë atëherë duhet të jesh më i kujdesshëm në këtë periudhë sepse mund të bësh krizat e gurëve në veshkë të cilat janë dramatike dhe duhet ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Po ashtu ata persona që vuajnë nga tensioni duhet të kenë kujdes me sasinë e ilaçeve që përdorin gjatë verës kështu që kujdes me sasinë e ilaçeve që përdorni, duhet reduktuar sasia e ilaçeve të tensionit.
E pyetur se çfarë duhet të bëjmë për tu kujdesur, përveç dehidrimit, ajo tha se duhet të kemi parasysh dhe ushqimet që përdorim.
Duhet të jemi të kujdesshëm me pijet alkoolike. Në fakt birra është lëng por ka dhe alkoolin prandaj nuk duhet përdorur. Shkuarja në plazh për ata që kanë probleme me veshkat janë terapitë me ngrohtësi që lehtësojnë simptomatikat por nuk i trajtojnë problemet e veshkave. Rëra ka jodin, vitamina D luan një rol shumë të mirë por kur marrim pushimet duhet të konsultohen me mjekun specialist më parë.



