
Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se nga pikëpamja organizative, matura shtetërore ka dalë jashtë kontrollit dhe se në provimet e zhvilluara është kopjuar masivisht edhe pse u vendosën kamera. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Mehmeti tha se maturantët janë përgjysmuar që prej vitit 2013, dhe se ata që kanë mbetur nuk janë cilësorë. Sipas Mehmetit mësimdhënia në të gjitha shkollat e vendin po çalon, dhe se mësuesi është kthyer në sekretar. "Nga pikëpamja organizative, Matura ka dalë jashtë kontrollit. U vendosën kamera, çfarë ndodhi? U kopjua masivisht. Kemi maturë që ka ulje ngritje të mëdha. Nxënës që marrin 10.00, nxënës që marrin 4. Si ka mundësi që vazhdojmë që në gjuhë të huaj dhe matematikë maturantët marrin notë më të lartë? Po gjuha huaj a ka ese? Ka një problem të madh, nuk është defekti te mënyra si hartohet testi, është gabim t’ia vendosim QSHA-së të gjithë ngarkesën. Nuk kemi diskutuar gjuhën shqipe, ndryshojmë tekste, bëjmë Abetare e heqim e vendosim. Nuk jam kundër rishikimit të teksteve, por duhen rishikuar dhe duhet parë se çfarë nuk shkon. Në matematikë Ministrja tha se mesatarja doli mesatarja 6.6. Kush shkon në shkollë të lartë? Vetëm ata 238 që morën notën 10. Mirë që maturantët janë përgjysmuar në krahasim me 2013, por dhe këta që janë nuk i janë cilësorë. Kjo do të thotë që kurrikula që u mor nga Anglia, tekstet dhe mësimdhënia çalojnë, jo për faj të mësuesit që është bërë sekretar dhe i është hequr mësimdhënia që është kryesorja".



