Kufizimi i qarkullimit të automjeteve edhe për dy fundjava të tjerë si dhe rikthimi i këtyre masave nga tetori e deri në mars të vitit 2021, nuk është pritur mirë nga qytetarët. Ata thonë për Tvt se kjo do të ndikojë negativisht jo vetë nga ana psikologjike e ekonomike por edhe për ata që mund të kenë problem shëndetësore.
Elsa Ballauri, drejtuese e grupit shqiptar të të drejtave të njeriut i cilëson shkelje këto akte të ndërmarra nga kryeministri, duke u shprehur se ai e ka detyrim t’i shpjegojë masat kufizuese kur i vendos
“Sigurisht që ka tendenca për shkelje në momentin që nuk është e balancuar nuk ka proporcion me atë që po ndodh. Domethënë në momentin që ti nuk ke të infektuar, në momentin që spitalet pak a shumë janë bosh nga kjo gje dhe situata ndaj Kovidit ka rënë shumë, atëhëre shteti duhet te jetë i kujdeshëm që edhe nëse i bën këto kufizime duhet ti shojegoj shumë mire së pse i bën..Dhe mënyra se si jepen deklaratat në mes të natës kur njerëzit janë të papërgatitur të nesërmen dhe ky është nje raport i zhdrejtë i shtetit me individin”.
Një tjetër shkelje e të drejtave të njeriut që duhet dënuar, sipas Ballaurit është edhe dhuna e ushtruar ndaj protestuesve për Teatrin Kombëtar.
“E cilësoj shkelje të plotë të drejtave të njeriut, ishte një dhunë e vërtetë policore sepse është bërë ndaj njerëzve të pa mbrojtur, njerëzve qe s'kanë bëre asnjë rezistencë ndaj policisë.”
Kryeministri Rama është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga qytetarët se po bën eksperimente me masat kufizuese, herë duke i lehtësuar e herë duke i shtrënguar ato, edhe pse gjendja e pandemisë zyrtarisht është cilësuar e qëndrueshme.



