
Genc Pollo tha mbrëmjen e sotme në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për shkak të performancës së Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm ai do gjente arsye të mjaftueshme të mos e vendoste si kandidat për Presidentin e Shqipërisë. Pollo tha janë copëtuar 4 bazat detare të ushtrisë për t'ia dhënë territoret bizneseve pranë qeverisë dhe Begaj s'ka bërë asgjë për këtë çështje.
Unë kam dyshimet e mia, për shkak të përformancës së Begajt si shef i shtabit do gjeja arsye të mjaftueshme që ky të mos ishte kandidat.
Me situatën që kemi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA dhe më këtë që ka bërë dhe mosveprimet zotëria dhe zotërinjtë e tjerë nuk do të meritonin të ishin kandidatë seriozë pasi abuzimet nuk janë trajtuar nga media, apo nuk kanë qenë në vëmendjet e publikut.
Janë copëtuar 4 bazat detare të ushtrisë për t’ia dhëne territoret bizneseve pranë qeverisë, dhe për anijet e rojës bregdetare si helikopterët, investime të bëra në qeverisjen e PD janë jo në gjendje funskionale, ka përgjegjësi Ministria dhe Shtabi. Një pjesë e zullumeve ka qenë para se zotëria të emërohej shef i shtabit, por në këto 2 vite nuk është marrë asnjë veprim. Kjo e skualifikon personazhin për të qenë kandidat. SPAK po heton çështjes, nëse përsoni është marrë si person i dyshuar nuk e di.
I është dhënë territori për ndërtim dikujt duke reduktuar aftësinë mbrojtëse. Kjo ka ndodhur këtëo vitet e fundiT, në qeverinë e Ramës dhe ka qenë të përfshirë Shtabi i Përgjithshëm, shefi, ai që ka fajin më të madh është sot deputet.
Zotëria ka qenë dy vjet dhe s’ka bërë asnjë për të gjykuar këtë gjë të tmerrshme. Kjo e skualifikon atë për të qenë moralisht President. E njëjta gjë vlen me situatën e helikopterëve dhe anijet. Kam informacion se është e nga 2014 me anijet nuk ka patur një kontratë dhe ato mund të dalin me det të qetë. Ato duhet të ishin në punë, shtabi i përgjithshëm ka përgjegjësinë, të thuash se është burri i mirë se ka bërë bamirësi nuk e përmbush atë duhet të për të qenë.
E para janë në shkelje të ligjit, edhe sikur presidenti të firmosë janë në kundërshtim me ligjin



